Ahmeti: Po të isha në qeveri do të nisja t’i përgatis qytetarët për atë që po vjen

Aktuale

Ahmeti: Po të isha në qeveri do të nisja t’i përgatis qytetarët për atë që po vjen

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 00:02
Kurti dhe Ahmeti

Ahmeti: Po të isha në qeveri do të nisja t’i përgatis qytetarët për atë që po vjen

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se po të ishte në vend të kryeministrit Albin Kurti, tani do t’i fillonte t’i përgatiste qytetarët për marrëveshjen me Serbinë.

Sipas Ahmetit, Kurti do të detyrohet që ta arrijë një kompromis me Serbinë, ku s’mund t’i fitojë të gjitha që dëshiron.

“Po të isha në qeveri do të nisja me i përgatitë qytetarët për çka po vjen. Nuk ka shans me i fitu krejt, ky është kompromis. Duhet ta gjejmë një mes, që s’e dëmton shtetin tonë”, ka thënë Ahmeti në T7.

Duke folur për mundësitë e Kurtit dhe qasjen e tij ndaj dialogut me Serbinë, që pritet ta sjell një marrëveshje përfundimtare, Ahmeti ka thënë se Kurti duhet të jetë i gatshëm për kompromis, duke u nisur nga fakti që ai është futur në negociata.

“Nëse nuk je i gatshëm për kompromis, atëherë mos shko në negociata. Meqë ai ka shku në negociata, me gjashtë është i gatshëm. Interesin personal i Albinit është edhe pushteti… unë pres që ka me bë kompromis dhe ka me zgjedhë opsionin më pak të keq për Kosovën”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se Kurti mund të diskutojë edhe për Asociacionin.

Ahmeti ka kritikuar edhe opozitën, duke thënë se ajo nuk duhet të pres vendime të gabuara të qeverisë për ta rrëzuar, pa e pasur në mendje dëmin që mund t’i bëhet shtetit.

“Po të isha në qeveri dhe të lutëm ‘ishalla e pranon Asociacionin se e rrëzojmë’, atëherë cka po të vynë kjo Kosovë. S’mund të lutesh ishalla s’ka rrymë në këtë dimër se e rrëzojmë. Edhe VV s’është duke ia ndihmu kësaj situate”, ka thënë tutje ai.

Ahmeti ka thënë se Kosova në dialog me Serbinë duhet të zgjedh mes status-quo’së, këmbëimit të territoreve dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se është obligim dhe në mandatin e kësaj qeverie që ta synojë një marrëveshje me Serbinë.

Pavarësisht të gjithave, sipas Ahmetit, Kosova nuk do ta humbas SHBA-në si partnere.

“Nuk shoh pozicion ku ata thonë… hajde po ia heqim NATO-n. Mund të bëjnë telashe me gjëra të tjera”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat