Rohde: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave

Aktuale

Rohde: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 10:50
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në "Twiter" ka thënë se pajtohet plotësisht me deklarimet e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, që kosovarëve duhet t’u liberalizohen vizat dhe se pritja duhet të marrë fund.

Me këtë rast, Rohde ka shkruar se e mbështetë deklarimin e Von Cramon për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Pajtohem plotësisht”, thuhet në postimin e ambasadorit Jorn Rohde.

Ndryshe, ditë me parë, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon tha se procesi i liberalizimit të vizave do të finalizohet, duke shpresuar për një datë të shpejtë se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.

“E pashë që kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, të enjten e kaluar. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë një votim tjetër nga mesi i nëntorit ose në fillim të dhjetorit”, tha Von Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat