“Mu vërsul një monstër”/ Ganimete Musliu publikon me emër e mbiemër personin që i dërgoi mesazhe ofenduese

Aktuale

“Mu vërsul një monstër”/ Ganimete Musliu publikon me emër e mbiemër personin që i dërgoi mesazhe ofenduese

Nga: M.L. Më: 27 tetor 2022 Në ora: 13:25
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se pas parashtrimit të pyetjeve parlamentare në seancën e sotme të Kuvendit, është kërcënuar dhe ofenduar nga një person nëpërmjet mesazheve private në Facebook.

Deputetja e ka publikuar edhe mesazhin që i ka ardhur në Facebook, i cili përmbanë fyerje e ofendime të rënda drejtuar asaj.

Musliu ka thënë se nuk shqetësohet personalisht nga ky mesazh, por që brengoset për familjaret e personit që ka sharë e ofenduar.

“Pas parashtrimit të pyetjeve parlamentare në Kuvend ku pata replika me dy Ministra, në mesazhe private në Facebook mu vërsul një monstër.

Ftoj Bashkëshorten (nëse e ka) Vajzat, rejat e tij dhe mbesat e ti që të distancohen nga kjo monstër.

Sepse për mua nuk është shqetësim kur një i tille shkruan në adresën time, unë shqetësohem për ato gra e vajza që jetojnë me të dhe paramendoni si i trajton një i tillë ato?”, ka shkruar Musliu në postimin e saj ku ka postuar edhe dëshminë me mesazhin që i ka ardhur.

Image
Mesazhi i publikuar nga Musliu në Facebook

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat