Flet Besnik Bislimi, tregon për kthimin mbrapsht: Vizita ishte e aprovuar

Aktuale

Flet Besnik Bislimi, tregon për kthimin mbrapsht: Vizita ishte e aprovuar

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 16:59
Besnik Bislimi

Delegacioni i Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është kthyer prapa në Kosovë.

Kjo ka ndodhur në vendin e quajtur Velika Plana, rreth 85 km pa arritur në Beograd.

Bislimi ka thënë se përkundër që vizita e tij është aprovuar, ai është kthyer mbrapsht.

“Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës.

Zëvendëskryeminstri kosovarë sot do të merre pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat