Nënshkruhet memorandum ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Aktuale

Nënshkruhet memorandum ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 21:08
Pamje nga takimi

Nënshkruhet memorandum ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, priti në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, për të nënshkruar bashkë pastaj edhe një Memorandum të Bashkëpunimit.

Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

Ja fotot nga takimi:

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat