Situata aktuale në vend/ Ky duhet të jetë ndryshimi i opozitës karshi qeverisë!

Aktuale

Situata aktuale në vend/ Ky duhet të jetë ndryshimi i opozitës karshi qeverisë!

Nga: M.Haziri Më: 30 tetor 2022 Në ora: 19:06
Qeveria e Kosovës

Kosova tashmë është duke u përballur me shumë ngjarje të njëpasnjëshme.

Rritje të çmimeve, provokime të shumta nga Serbia si dhe tensionet mes pozitës dhe opozitës mbetën disa nga temat më të përfolura në vendin tonë.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur ish komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha.

Ai ka bërë një përmbledhje të situatës në vend.

Sipas tij qeveria aktuale është duke u merr me projektët që kanë premtuar gjatë fushatës dhe se ndryshimet që ka bërë janë vrejtur që në muajt e parë të qeverisjes.

Qeveria Kurti i ka ndaluar shumë projekte në vitin e parë të qeverisjes ku kanë bërë ndryshime, shprehet tutje ai.

Qeveria aktuale në Kosovë tani mund të themi se ka filluar të mirret me projektet e veta të cilat i ka premtuar gjat fushatës në zgjedhjet e fundit ku dhe fitoi bindshëm. Opozita por edhe shumë qytetarë kanë pritur ndryshime më të shpejta , qesharake ishin kritikat e opozitës në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Kjo Qeveri dhe asnjë qeveri tjetër nuk munden të bëjnë ndryshime në tre muajt e parë qeverisëse e as vitin i parë sepse buxheti , projektet janë caktuar nga qeveria e kaluar, ato projekte duhet të vazhdohen , disa të përfundohen disa jan ënë e disa duhet filluar. Pra viti i dytë i qeverisjes është viti ku qeveria fillon punën me projektet të veta. Qeveria Kurti i ka ndaluar shumë projekte në vitin e parë të qeverisjes ku kanë bërë ndryshime, ndërhyrje në ato projekte e që disa janë vonuar dhe kanë shkaktuar probleme në përmbylljen e tyre pasi investimet nuk janë liruar sikur kishte paraparë qeveria e kaluar”, u shpreh ai.

Më tej, ish-komandanti thekson që opozita tanishme kanë qenë në qeverisje prandaj duhet të din të bëjnë opozitë konstruktive e jo sikur po veprojnë tani vetëm me vërejtje e akuza pa baza të mjaftueshme, shpesh herë pa argumente dhe oferta të tyre për ato vrejtje.

Mendoj se qeveria është në rrugë të mirë të punës ku deri në fund të vitit të dytë duhet të shihen rezultatet e punës. Duhet të mundohen në qeveri qe projektet, problemet dhe vështërsitë mos të personalizohen , mos të individualizohen por të jenë të organeve zyrtare të qeverisë. Në të njejtën kohë opozita duhet të kenë një strategji më konkrete më konstruktive si opozitë e mos të sillen njejtë siku VV sa ishte në opozitë! Pasi e dim se ata kanë bërë disa gabime në opozitë por më të kuptueshme janë gabimet e tyre sepse kurrë nuk ishin më heret qeverisje dhe herën tjetër kur të jenë në opozitë me siguri ato gabime nuk do t’i përsërisin. Opozita tanishme kanë qenë në qeverisje prandaj duhet të din të bëjnë opozitë konstruktive e jo sikur po veprojnë tani vetëm me vërejtje e akuza pa baza të mjaftueshme, shpesh herë pa argumente dhe oferta të tyre për ato vrejtje . Tentojnë që vrejtjet dhe kritikat t’i bëjnë në individ, të i personalizojnë gabimet duke i anashkaluar ligjet, detyrat dhe funksionet e atyre zyrtarëve sikur të kishin probleme private”, përfundoi Hoxha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat