Çmimet e naftës, edhe sot të pandryshueshme

Aktuale

Çmimet e naftës, edhe sot të pandryshueshme

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 08:22
Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publikoi dje çmimoren e re të derivateve të naftës.

Sipas njoftimit të ri, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.73 Euro për litër, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë është 1.41 Euro për litër.

Kurse çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.72 Euro për litër.

Kjo çmimore, që hyri në fuqi dje, do të vlejë edhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat