​Murati: Nga 50 euro dolën sot, nesër shtesa e shtatorit

Aktuale

​Murati: Nga 50 euro dolën sot, nesër shtesa e shtatorit

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se sot kanë dalë shtesat prej 50 eurove të tetorit për punonjësit publikë që i plotësojnë kushtet, ndërsa shtesat e parapara për shtator do të ekzekutohen nesër.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator”, ka shkruar ministri Murati në Facebook.

Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i pa tatueshëm, pra neto”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat