Dugolli thotë se vendimi për targat u mor në koordinim me SHBA-në

Aktuale

Dugolli thotë se vendimi për targat u mor në koordinim me SHBA-në

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 08:38
Enver Dugolli

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyera me Qeverinë e Kosovës pas vendimit për targat. Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli thotë se ky vendim ka qenë në bashkëpunim me SHBA-në.

Ai thotë se raportet me administratën e presidentit, Joe Biden, janë më të mirat ndonjëherë.

“Bashkëpunimi me SHBA-në është i thellë, gjithëpërfshirës dhe si asnjëherë më parë ka koordinim. Kur them koordinim, ta kuptoni se Qeveria e Kosovës gjithçka që merr vendime në lidhje me raportet apo në lidhje me proceset që janë edhe miqtë tanë të kyçur nuk krijon befasira. Gjithmonë njoftimet e dakordimet bëhen paraprakisht”, tha ai.

Dugolli theksoi se vendimi për targat është stërdiskutuar me miqtë ndërkombëtar, pasi siç thotë ai, Qeveria e Kosovës nuk merr vendime Ad-hoc.

“Po patjetër (në koordinim me SHBA). Vendimet, Qeveria e Kosovës nuk i merr Ad-hoc, i analizon, i studion, i bashkëbisedon, i koordinon. E kështu që kur dilet në opinion vendimi, të jeni të bindur se ai vendim paraprakisht është diskutuar e është stërdiskutu me miqtë tanë edhe është argumentu. Kur them që është argumentu, me vetë faktin se edhe SHBA-ja në fjalinë e parë që gjithkund e kanë thënë është se Kosova ka të drejtë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat