“S'punon printeri", Gjinovci: A pe shihni qysh sabotohet shteti çdo ditë

Aktuale

“S'punon printeri", Gjinovci: A pe shihni qysh sabotohet shteti çdo ditë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 12:14
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, është ankuar në shërbimet e Postës së Kosovës.

Ai ka treguar se që dy ditë nuk ka mundur t`i paguajë pagesat e faturave komunale në këtë institucion.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ka ndodhur për shkak të prishjes së një printeri.

Sipas tij, në këtë mënyrë po sabotohet shteti.

“S'punon printeri" - eshte pergjigja prej djeshit e zyres se Postes ne sheshin Nena Tereze. Po du me i bo pagesat e faturave komunale, te cilat une i bej ne postë publike e jo ne filiale private, sepse du kompanite publike me i afirmu, por s'ka mundesi. Se paramenoni, ne shekullin 21, ne vitin 2022 s'po ju punon printeri qe dy dite. Punetori qe rrin ne arke, po rrin sa per me tregu qe s'punon printeri.🤦‍♂️ Me pas kon printer 3D hajde hajde, po printer dreqi e marrte, printer qe shtyp fleta bardh e zi... A pe shihni qysh sabotohet shteti çdo ditë nga veprimet e atyne të 20 vjetve?”, ka shkruar Gjonivci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat