Gati për Procesin e Berlinit, publikohet agjenda

Aktuale

Gati për Procesin e Berlinit, publikohet agjenda

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Duke filluar nga protokollet për dezinfektim shkaku i Covid-19 e deri tek akomodimet dhe akreditimet. Gjithçka është gati për samitin e nivelit të lartë që mbahet të enjten me 3 nëntor në Berlin të Gjermanisë, në atë që njihet si Procesi i Berlinit.

Në këtë samit marrin pjesë presidentë dhe kryeministra të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ku mikpritës do të jetë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Tashmë është konfirmuar se në këtë samit, i pranishëm do të jetë edhe Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi si edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

RTKlive ka pyetur në Qeverinë e Gjermanisë, në lidhje me agjendën dhe takimet që pritet të mbahen në këtë samit.

Bazuar në agjendën e siguruar, shihet se tashmë takimet, mbledhjet e konferencat për media, janë hartuar nga protokolli i qeverisë gjermane.Fillimisht Qeveria e Gjermanisë ka saktësuar se të gjitha ekipet e mediave duhet të akreditohen deri me 2 nëntor e gjithashtu të bartin edhe maskat anti-covid.

Sidoqoftë, gjithçka pritet  të fillojë me 3 nëntor në orën kur mediat duhet të jenë në kancelarinë gjermane nga ora 07:30 deri në orën 08:30. Kjo për shkak se në orën 08:45 do të fillojnë që të mbërrijnë presidentë e kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e të cilët do të priten nga kancelari Olaf Sscholz.

Në orën 09;45 minuta, do të jetë kancelari gjerman, Olaf Scholz ai që do të mbajë fjalimin e hapjes së samitit të Procesit të Berlinit.

Nga mediat e pranishme, përveç transmetuesit publik gjerman si ARD, atij privat RTL dhe ndërkombëtare AP, mund të jetë edhe nga një medium i secilit vend që është pjesëmarrës në këtë samit.

Kjo pjesë e samitit, pra fjalimi i kancelarit Scholz do të transmetohet drejtpërdrejte dhe në livestream.

Bazuar në këtë agjendë zyrtare të siguruar nga Qeveria e Gjermanisë, në orën 10:20 do të shkrepet edhe e ashtuquajtura ‘fotografi familjare’ ku do të pozojnë së bashku të gjithë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kancelarin Scholz.

Më pas, në orën 11:45, do të nënshkruhen marrëveshjet e dakorduara më herët ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ku mes tyre është edhe lëvizja e lirë vetëm me letërnjoftime.

Sipas kësaj marrëveshje, me letërnjoftime biometrike, qytetarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, mund të hyjnë e dalin në vendet respektive.

Edhe kjo pjesë e ceremonisë do të transmetohet drejtpërdrejtë në livestream e ku të pranishme mund të jenë nga dy ekipe mediash nga vendet mysafire.

Agjenda parashikon edhe një takim të Forumit të të Rinjve në orën 12:00, kurse në orën 14:15 minuta, është paraparë një nga momentet e rëndësishme të samitit.Në këtë kohë, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të mbajë konferencën për media, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sigurisht se edhe kjo konferencë për media do të transmetohet në livestream.

Brenda kësja kohe, ka shumë kohë dhe mundësi për takime, kurse për pjesën tjetër të ditës, Qeveria e Gjermanisë nuk ka dhënë sqarime se cila do të jetë agjenda e samitit, nëse do të ketë takime dypalëshe apo shumëpalëshe.

Që nga viti 2014, Procesi i Berlinit ka synuar përmirësimin dhe intensifikimin e integrimit rajonal.

Ai është krijuar për të ndihmuar në përshpejtimin e harmonizimit më të ngushtë të të gjithë rajonit me BE-në.

Procesi i Berlinit përqendrohet në këtë kontekst në fusha të tilla si zhvillimi i infrastrukturës dhe lidhja, biznesi, shkëmbimet rajonale të të rinjve, pajtimi dhe shkenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat