Hoxhaj: Plani gjermano-francez e çon Kosovën në NATO

Aktuale

Hoxhaj: Plani gjermano-francez e çon Kosovën në NATO

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 17:23
Enver Hoxha

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur në emisionin e përjavshëm, “Zona e Parlamentit”, për dialogun Kosovë-Serbi dhe presionin e shtuar ndërkombëtar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Hoxhaj ka theksuar se ky është një moment historik, kur mund të arrihet një marrëveshje finale. Ish-ministri i jashtëm, pas një vizite në Berlin është shprehur se e ka parë nga afër planin gjermano-francez, që po qarkullon prej disa javësh në media.

Sipas Hoxhajt, ky plan e çon Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Sa i takon njohjes së ndërsjellë, ai vlerësoi se ky është një proces që merr ende kohë.

Duke folur për refuzimin e PDK-së që të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Kurti, Hoxhaj potencoi se opozita nuk duhet t’i refuzojë ftesat e tilla.

Nënkryetari i Kuvendit ritheksoi mbështetjen e tij për nismën e Ballkanit të Hapur, duke adresuar kritika ndaj LDK-së, AAK-së dhe vetë partisë së tij. Hoxhaj ua ka rikujtuar ish-qeveritarëve kosovarë, se po e harrojnë marrëveshjen e Uashingtonit, ku sipas tij, pranohet edhe Ballkani i Hapur.

Për më shumë hollësi ju ftojmë ta ndiqni emisionin “Zona e Parlamentit”, që transmetohet sonte në orën 22.00 dhe drejtohet nga gazetari Blerim Haxhiaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat