Befason me deklaratën Dardan Sejdiu: Skenari i ndarjes së Kosovës është në tavolinë deri të na njeh Serbia

Aktuale

Befason me deklaratën Dardan Sejdiu: Skenari i ndarjes së Kosovës është në tavolinë deri të na njeh Serbia

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 21:57
Analisti politik, Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka komentuar situatën e re të krijuar në vend pas hyrjes në fuqi të vendimit në lidhje me targat.

Ai tha se skenari i ndarjes së Kosovës është gjithnjë në tavolinë deri sa të ketë marrëveshje me Serbinë.

“Skenari i ndarjes së Kosovës është skenar që është gjithmonë në tavolinë deri në njohje ligjore në një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me Serbinë”, është shprehur Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Kosova s’ka pasur pozicion të qartë për atë se si duhet të veprohet për ta ndryshuar situatën faktike në veri.

“Veriu gjithmonë ka qenë në një pikë, ku sado që ke marrë një veprim, atëherë ka ardhur një kundër-reagim dhe ai kundër-reagim të ka zmbrapsur në një situatë të caktuar dhe ka vazhduar kjo situatë për vite”, është shprehur Sejdiu.

Më tej, ai komentoi edhe veprimet e Qeverisë së Kosovës si ndalimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë në veri të Kosovës, moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe e që për 9 mijë persona që s’i kanë targat e konvertuar targat, të gjendet edhe një mënyrë se si ata ta bëjnë këtë, duke thënë se me kohë do të shihen nëse këto veprime kanë pasur kuptim apo jo.

“Prej sot deri më 21 nëntor do ta dëgjojmë Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë por edhe të gjithë akterët që janë të kyçur, duke treguar formate e korniza të rrugës përpara e cila do të ketë faza”.

“Nuk përfundon kjo situatë sonte e as me 21. Ky është pozicion që e vendos Kosovën në një pikë ku duhet të diskutohet për hapin tjetër. Mendoj se është pozicion jashtëzakonisht i vështirë”, është shprehur Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat