"Kriminele, të ndiqen penalisht", Vlora Ҫitaku reagon ndaj infermiereve që dhunuan një të moshuar

Aktuale

"Kriminele, të ndiqen penalisht", Vlora Ҫitaku reagon ndaj infermiereve që dhunuan një të moshuar

Nga: H.O. Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 15:13
Pamje nga video

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në Facebook ka komentuar dhunën e ushtruar ndaj një gruaje të moshuar në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Në këtë video shihet se si një infermiere maltreton të moshuaren me shuplaka dhe shqelma.

Lexoni poashtu:

 

Ҫitaku shkruan se emrat e këtyre infermiereve duhet të publikohen dhe të ndiqen penalisht.

Postimi i plotë:

Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë.

Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht.

Kriminele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat