Raportohet se e moshuara e dhunuar në Pejë nga infermieret është nënë e dëshmorit të luftës

Aktuale

Raportohet se e moshuara e dhunuar në Pejë nga infermieret është nënë e dëshmorit të luftës

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 16:35
Foto nga vendngjarja

Ka shumë raportime se e moshuara që shihet derisa dhunohet në videon e tmerrshme nga Peja raportohet të ketë qenë nënë e dëshmorit nga lufta e fundit në Kosovë. Për një gjë të tillë ka shkruar edhe z. Blendi Zymi, por edhe të tjerë.

“Këtë nanë që e patë në video, nën okupimin serb, milicia e atëhershme ja kanë marrë djalin prej dorës të gjallë për të mos e pa më kurrë. Kaq sa na përket neve si popull.” – u shpreh z. Zymi.Për këtë çështje ka shkruar edhe ish ushtari i UÇK-së, Adnan Hyseni.

“Nana e videos është nanë e dëshmërit. Këtë informatë ma dha një mik imi nga Gjakova.”

Media deri tash nuk ka arritur të konfirmojë këto informacione, por është duke provuar vazhdimisht që ta bëjë një gjë të tillë.

Postimi nga Blendi Zymi:

Lexo po ashtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat