Glauk Konjufca për të dytën herë ushtrues detyre i presidentit

Aktuale

Glauk Konjufca për të dytën herë ushtrues detyre i presidentit

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 09:39
Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku ka njoftuar opinionin publik se Vjosa Osmani sonte i është nënshtruar një intervenimi kirurgjikë

Ndërsa derisa presidentja Vjosa Osmani, tu kthehet angazhimeve detyrën e të parit të shtetit do ta ushtrojë, Glauk Konjufca kryetar i kuvendit.

“Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit.

Konjufca këtë funksion do ta ushtrojë në bazë të Ligjit për Presidentin por, që kjo është hera e dytë që ati i “besohet” ky pozicion.Ai edhe në periudhën pas zgjedhjeve të vitit 2020 kishte qenë U.D i presidentit, funksion që e mbajti deri në zgjedhjen e Vjosa Osmani, presidente.

Këtij operacioni të lehtë, siç thotë Zyra e Presidentes, e para e shtetit i është nënshtruar në një spital privat dhe jo në QKUK, aty ku qytetarët e saj kryejnë operacione shumë më të komplikuara.Edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i ishte nënshtruar një operacioni, por ai i kishte mbajtur të informuar vazhdimisht qytetarët dhe ishte operuar në QKUK, jo në spital privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat