Suspendohet drejtori rajonal i policisë në Mitrovicën e Veriut

Aktuale

Suspendohet drejtori rajonal i policisë në Mitrovicën e Veriut

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 15:44
Nenad Gjuriq

Është suspenduar drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kërkesën për suspendimin e tij e ka bërë Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Siç thuhet në komunikatën e IPK-së, drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat