Analisti tregon bisedën me mikun e shtrirë në QKUK

Aktuale

Analisti tregon bisedën me mikun e shtrirë në QKUK

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:17
QKUK

Analisti Avdi Smajljaj ka bërë një postim në Facebook me ton kritik ndaj autoriteteve të shëndetësisë në vend, derisa provon të ilustrojë problemet me të cilat përballen qytetarët e rëndomtë.

Smajljaj tregon takimin që pati me mikun e tij të shtrirë në QKUK, derisa i thotë që faturat t’i dërgojë te Komisioni për Shëndetësi.

“I thashë, ruaj fakturat e pagesave dhe dërgojë te Komisioni për Shëndetësi, ndoshta t'i paguajnë shpenzimet.

Tha çka është ai, ku mundem me gjetë?

Më ngushtojë. Ia ktheva, është diçka kishe për shëndetësi, saktësisht se di.” – ka thënë z. Smajljaj.

Statusi i plotë:

Takova një mikun tim, i shtrirë në spital në QKUK.

Më tha shumicën e analizave më kanë kërkuar t'i bëj në spitale private.

Fatmirësisht tha i kam disa familjarë jashtë, më i kanë dërguar parat për analiza.

I thashë, ruaj fakturat e pagesave dhe dërgojë te Komisioni për Shëndetësi, ndoshta t'i paguajnë shpenzimet.

Tha çka është ai, ku mundem me gjetë?

Më ngushtojë. Ia ktheva, është diçka kishe për shëndetësi, saktësisht se di.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat