“Procesi i Berlinit detyron Serbinë të zbatojë marrëveshjet me Kosovën”

Aktuale

“Procesi i Berlinit detyron Serbinë të zbatojë marrëveshjet me Kosovën”

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:41
Aleksander Vuçiq

Analisti, Tomorr Avdia ka deklaruar se Procesi i Berlinit do ta detyrojë Qeverinë e Serbisë të zbatojë marrëveshjet me Kosovën.

Sepse sipas tij, nëse Serbia kundërshton zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara do të penalizohet nga Bashkimi Evropian.

“Penalizimet shkojnë për ato shtete kur ato nuk i zbatojnë këto marrëveshje. Në këtë kontekst në qoftë se Serbia mbetet “dele e zezë” e moszbatimit të këtyre marrvëshjeve, pastaj do të ketë penalizime nga Bashkimi Evropian dhe institucionet, duke përfshirë këtu që ka mekanizma që i realizon në këtë rast pasi që Procesi i Berlinit është proces i cili ka pas vetes një sërë mekanizmash këtu duke përfshirë ata legjislativ, juridik por edhe financiar. Të cilat të gjitha këto e penalizojnë Serbinë e cila edhe në qoftë se tenton që  mos ta zbatojë këtë marrëveshje jo vetëm në raport me Kosovën por edhe me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, me Malin e Zi, me Bosnjen pastaj ajo do të  jetë e goditur nga këto penalizime”, u shpreh ai.

Avdia deklaroi se Serbia nuk është ndonjë fuqi e madhe por që sipas tij, është përkëdhelur në shumicën e rasteve nga BE-ja.

Teksa shtoi se kjo përkëdhelje e Serbisë nga BE-ka, kësaj të fundit i është “shpërblyer” me mosbindje dhe injorim në shumë raste.

Duhet ta pranojmë që Serbia nuk është ndonjë fuqi e madhe po them as rajonale e as botërore, sepse në shumicën e rasteve ajo është përkëdhelur tej mase nga Brukseli dhe përkëdhelja e ka shpërblyer politikën e Brukselit me mosbindje, injorim dhe në shumë raste duke i mospërfillur edhe ato këshillat e vogla të Brukselit”, tha ai.

Ndryshe sot u nënshkruan tri marrëveshje mes gjashtë liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor si pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit. Në këto marrëveshje të nënshkruara parashihet lëvizja e lirë me karta identiteti, njohja e diplomave universitare dhe njohja e kualifikimeve për tri profesionet: mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor morrën pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ai i Këshillit Evropian, Charles Michel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat