Profesori universitar tregon se ҫfarë u nënshkrua sot në Samitin e Berlinit

Aktuale

Profesori universitar tregon se ҫfarë u nënshkrua sot në Samitin e Berlinit

Nga: H.O. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:44
Pamje nga takimi

Nga Samiti që u mbajtë sot në Berlin, profesori universitar, Sadri Ramabaja ka thënë se janë nënshkruar tri marrëveshje.

Ramabaja shkruan në Facebook se këto tri marrëveshje janë të dakorduara më 21 tetor, dhe ky proces dëshmoi se mbetet ashtu si ishte projektuar, si “domosdoshmëri gjeopolitike dhe një mundësi gjeopolitike.”

Postimi i plotë:

Sot në Berlin kryeminsirat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar në kuadër të Samitit “Procesi i Berlinit” tri marrëveshje, të dakorduara më 21 tetor:

1. Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor;

2. Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor;

3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore.

Ky proces dëshmoi se mbetet ashtu si ishte projektuar, si “domosdoshmëri gjeopolitike dhe një mundësi gjeopolitike.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat