Murtezaj thotë që Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë iniciativa të pakrahasueshme

Aktuale

Murtezaj thotë që Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë iniciativa të pakrahasueshme

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 22:54
Valon Murtezaj

Profesori universitar, Valon Murtezaj, ka deklaruar se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë iniciativa të pakrahasueshme.

Murtezaj i konsideroi të tilla sepse tha se paravësisht që pretendohet të krijohet një marrëdhënie e mirë mes dy vendeve, sipas tij, që në fillim krijohen pengesa për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia.

“I ka dhënë një lloj energjizimi anësor kjo iniciativë e Ballkanit të hapur, për ta rikonsuliduar Procesin e Berlinit, mirëpo është e pakrahasueshme si dy iniciativa.

Për mendimin tim për arsyen kryesore sepse Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, ne nuk kemi nevojë të krijojmë iniciativa që pretendohet të shkojnë në krijmin e fqinjësisë së mirë, por që në esencë merr në thua qysh në start pa e njohur shtetin e Kosovës. Pra ne nuk jemi të barabartë dhe kjo është esenca, pastaj ne mund të dalim dhe të flasim për konsekuencat apo implikimet ekonomike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat