Rrena, mashtrimi e keqpërdorimi janë specialitet i pushtetit komunal dhe asesi i përfaqësueve të LDK-së në Deçan!

Aktuale

Rrena, mashtrimi e keqpërdorimi janë specialitet i pushtetit komunal dhe asesi i përfaqësueve të LDK-së në Deçan!

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 23:09
Kuvendi Komunal Deçan

LDK-ja i ka reaguar në Deçan ndaj AAK-së.

Fillimisht denoj ashpër gjuhën e rrugës së kryesuesit të Kuvendit Komunal ndaj shefes se grupit të LDK znj. Hyri Dobrunaj, i cili përmes një shkrimi në fb, shpërfaq mentalitetin tipik të militanti, e asesi nivelin e kryesuesit të kuvendit.

Seanca e jashtëzakonshme është e drejtë kushtetuese e këshilltarëve komunal dhe do ta therrasin sa herë që vlerësojmë se duhet diqka e tillë, po nuk behemi pjesë e skenareve të pushtetit, pjesëmarrja jonë në seancë ku mungon kourumi për shkak të bojkotit është totalisht e panevojshme, por kjo është logjika e atyre që nuk njohin asnjë procedurë e rregulla të demokracisë, fillimisht duke bërë pengesa e tash me bojkot.

Rrena, mashtrimi e keqpërdorimi janë pjesë e përditshme e punës tuaj, kjo dëshmohet në secilin raport, madje edhe në ato raporte që i shkruani vet, siç dëshmojnë edhe shifrat e shpenzimit të parasë së deçanasve

- Dreka zyrtare - mbi 90.000

- Karburante - afro 70.000

- Shërbime kontraktuese - 221.410.79

Vendime gjygjësore ( përmbarues ) - 66 gjithësej

- Zyra e kryetarit (14) - 131.487.34

- Drejtoria e Administratës (02) - 65.857.00

- Drejtoria për Buxhet dhe Financa (04) - 22. 703.18

- Drejtoria për Shërbime publike (16) - 595.960.00

- Drejtoria e Bujqësisë (01) - 50.000.00

- Arsim, shkencë dhe kulturë (29) - 373.609.28

Gjithësej - 1.339.616 euro

Nuk keni për t’i ikur llogaridhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat