Hajdari për Samitin e Berlinit: Prapa perdeve besoj se kishte mospajtime

Aktuale

Hajdari për Samitin e Berlinit: Prapa perdeve besoj se kishte mospajtime

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 00:14
Vjollca Hajdari

Opinionistja, Vjollca Hajdari, që ka përcjell nga afër Samitin e Procesit të Berlinit vlerëson se prapa perdeve ka pasur mospajtime mes liderëve, veçanërisht kur është në pytje njohja mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ka pasur mospajtime lidhur me çështjen e Kosovës veçanërisht kur bëhet fjalë për njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe janë tematika shumë delikate dhe këtu diplomatët shprehën më ndryshe, por prapa perdeve besoj që ka pasur shumë mospajtime e mosmarrëveshje”.

Hajdari, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se kancelari gjerman, Olaf Scholz, ishe i qartë në porosinë e tij se Evropa pa Ballkanin Perëndimor nuk mund të zhvillohet.

“Porosia kryesor natyrisht unë mendoj ishte fjalimi i kancelarit Scholz i cili e tha kategorikisht me shumë vendosmëri që Evropa nuk mund të zhvillohet më tej pa prezencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte mesazh shumë i qartë që Bashkimi Evropian dhe Evropa dëshirojnë të lidhen edhe më ngushtë me Ballkanin Perëndimor”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat