Canaj për Procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur: Pres se kush kënd – do ta gëlltit

Aktuale

Canaj për Procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur: Pres se kush kënd – do ta gëlltit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 00:22
Blerim Canaj

Ish-zëvendësambasadori Blerim Canaj ka vënë në pikëpytje pritjet e tij lidhur me Samitin e Berlinit dhe atij të Ballkanin e Hapur, madje ai tha se pret se kush kë do ta “gëlltit”.

Canaj në Politiko shtoi se nuk pret marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se për të njëjtën, deklarata e Kurtit nga Berlini, i zbehu pritjet për një marrëveshje të tillë.

‘Samiti i Berlinit si proces natyrisht që është i rëndësishëm. Pres kush kënd do ta gëlltisë, përkatësisht Berlini Ballkanin e Hapur apo Ballkani i Hapur – Samitin e Bërlinit.

Derisa e shoh një përkrahje amerikane aty, mendoj se ende është një garë. Nëse flasim për marrëveshjen, deklarata e Kurtit ma krijoi një përshtypje që maksimumi çka mund të ketë është një zotim si në Uashington, përndryshe një marrëveshje s’po e shoh”, tha Canaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat