Murati nuk e di nëse do të ketë rrymë ose jo gjatë dimrit

Aktuale

Murati nuk e di nëse do të ketë rrymë ose jo gjatë dimrit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 13:52
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se Kosova është përballur me shumë sfidave për dy vjetëve të fundit.

Ai në konferencë të përbashkët me udhëheqësin e Misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, me rastin e përfundimit të vizitës së zyrtarëve të misionit të FMN-së në Kosovë, shtoi se po hyjmë në dimër pa e pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike.

“FMN vazhdon ta mbështesë Kosovën në fushën e taksave dhe në politikën fiskale. Gjatë dy viteve të fundit kemi pasur disa sfidave, siç ishin pandemia, lufta në Ukrainë dhe tani kemi edhe një problem, që po hyjmë në një dimër pa pasur shumë të qartë mungesën e energjisë elektrike”, tha Murati.

“Jemi munduar që të kemi adresim në prioritetet si Qeveri, si në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, duke bërë që të shtohet buxheti”, tha tutje Murati.

Kujtojmë se sot ZRRE ka paralajmëruar shtrenjtim të energjisë elektrike.

Shtrenjtimin e energjisë e ka paralajmëruar  ditë më parë edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për Energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat