Mehaj: Ushtria e Kosovës destinacion final e ka NATO-n

Aktuale

Mehaj: Ushtria e Kosovës destinacion final e ka NATO-n

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:06
Foto nga vendngjarja

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se rritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rezultat i punës së përbashkët të të gjithëve nga komandanti i FSK-së, gjeneralët, oficerët, nënoficerët, por dhe ushtarët, akterët vendor, por edhe grupet këshilluese ndërkombëtare.

“Ushtritë ngriten me punë ekipore, besim në njëri-tjetrin, që buron nga vullneti i palëkundshëm për të mbrojtur çdo pëllëmbë të atdheut, si thirrje e brendshme më madhore se çdo gjë tjetër, si obligim ndaj dëshmorëve dhe brezave të ardhshëm, si detyrë ndaj njerëzimit për mbrojtje të vlerave demokratike, si angazhim i përbashkët përtej dallimeve kombëtare, ngase liria njerëzore nuk kufizohet brenda një territori, dhe agresori është armiku i përbashkët dhe i vetëm që duhet të luftohet”.

Andaj, sipas tij në këtë aspekt, rritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rezultat i punës së përbashkët të të gjithëve.

 “Ushtria e Kosovës destinacion final ka NATO-n, e nga aty çdo mision ndërkombëtar që ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit, njerëzores përtej gjithçkaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat