U “konfrontua” me gazetarët serbë, Kurtit i vjen mbështetja: Për raportet me Serbinë, Albini është njëshi!

Aktuale

U “konfrontua” me gazetarët serbë, Kurtit i vjen mbështetja: Për raportet me Serbinë, Albini është njëshi!

Nga: A.Zh Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:56
Albin Kurti

Opinionisti Petrit Dibrani, ka lavdëruar paraqitjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, para gazetarëve serbë, dje në Berlin. Atje Kurti ka polemizuar me gazetarët serbë, të cilët e pyetën për Asociacionin e “komunave serbe”. Kurti u ka thënë atyre se i kanë konceptet e gabuara dhe u ka shpjeguar se nuk ka “komuna serbe”, por komuna me shumicë serbe.

“Së pari nuk ka në Kosovë komuna serbe. Nuk ka as komuna shqiptare, as komuna serbe. Ka komuna me shumicë të popullsisë shqiptare, shumica e komunave janë të tilla. Por ka edhe komuna që janë me shumicë serbe, por nuk ka komuna serbe, nuk ka të tilla. Komunat u përkasin qytetarëve, nuk ka komuna sipas përkatësisë nacionale. Shikoni, konceptet i keni të gabuara”, u ka thënë Kurti gazetarëve serbë.

E sipas Dibranit, Kurti mund të kritikohet për pika të tjera qeverisëse, mirëpo në raport me Serbinë, ai është “njëshi”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë, dërguar në “Bota sot”:

Xhepi është i madh, besoj e dëgjuat edhe sot!

Kuptojeni drejtë dhe mos llomotitni, sepse nga urrejtja, s‘po kuptoni, se s‘po lexoni.

Me sharje, injorancë edhe budallaki, nuk fitohen votat, keni ku dhe për shumëçka me e kritikuar, madje me argumente qeverinë Kurti, mirëpo në raport me Serbinë, harro.net.com. qysh doni.

Në raport me Serbinë edhe një herë, në raport me Serbinë, kryeministri i Republikës së Kosovës Albin është “Njëshi”!

Pse xhepi është i madh, sepse t‘gjithë zyrtarët e Serbisë, madje edhe gazetarët, “n‘xhep i shtin”.

E keni parë edhe sot, gjatë intervistës me gazetarët zhurmagjinjë, serbë.

S‘ka dhe s‘duhet të ketë inati, kur është në pyetje vendi, republika, pavarësisht pikave të dobëta të kësaj qeverie të udhëhequr nga Albini, keni mjaftë për çka me e kritiku, mirëpo në raport me Serbinë # nuk ju dhez, pikë.

Hajt kaloni mirë edhe mësoni, si duhet sjellur me armikun, shekullor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat