Ministrja Haxhiu takohet me Komisionerin për Drejtësi të BE-së, bisedojnë për Vetingun

Aktuale

Ministrja Haxhiu takohet me Komisionerin për Drejtësi të BE-së, bisedojnë për Vetingun

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:50
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Në takimin e mbajtur sot me Komisionerin për Drejtësi, Didier Reynders, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e njoftoi Komsionerin për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të kësaj, Komsioneri u njoftua për zhvillimet në procesin e Veting-ut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Veting-ut në Kuvend, takimet bashkërenduese me akterët relevant, qoftë ata politik, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme.

Njëkohësisht Ministrja Haxhiu edhe njëherë u zotua për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat