6 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Haxhiu ia lë fajin Prokurorisë: Rrethanat e vrasjes mbesin padrejtësisht enigmë

Aktuale

6 vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Haxhiu ia lë fajin Prokurorisë: Rrethanat e vrasjes mbesin padrejtësisht enigmë

Nga: N.E. Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 21:05
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga institucionet e shtetit që medoemos ta zbardhin rastin e Astrit Deharit, dhe shoqëria të kuptojë të vërtetën e plotë.

Nesër, kur bëhen 6 vjet nga vdekja e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, Haxhiu ka thënë se neglizhenca e Prokurorisë po e vonon drejtësinë.

“Nesër bëhen 6 vite pa Astritin. Rrethanat e vrasjes së Astritit mbesin padrejtësisht enigmë, për shkak të mos veprimit të Prokurorisë. Janë të domosdoshme veprimet për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të vrasjes së Astritit, hetim i gjithanshëm që shoqërohet me efikasitet dhe rezultate që shfaqin të vërtetën, në bazë të provave dhe fakteve të pakonstestueshme të cilat janë në duart e organeve të ndjekjes. Neglizhenca e Prokurorisë po e vonon drejtësinë’, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka treguar se brenda kompentencave të saja, si ministre ka kërkuar inspektim për rrethanat e rastit Dehari.

“Brenda kompetencave të përcaktuara ligjore, si Ministri e Drejtësisë kemi kërkuar inspektim për rrethanat e rastit Dehari, me ç'rast pas gjetjeve të Raportit kanë rezultuar me pezullim personat: Ylber Topalli (ish-Kryeinspektor i ShKK-së); Destan Zogaj (ish-u.d. Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren) dhe Burim Buleshkaj (ish-u.d. Drejtor për Siguri, Operativë dhe Transport të të Burgosurve në ShKK). Për më tepër, shkeljet e rënda e të shumta procedurale i kemi dërguar te Prokurori i lëndës, por nuk kemi asnjë informacion për epilogun e tyre, në kuptim të ndihmës për ecurinë e rastit. Rasti Dehari nuk mund të zbardhet me pasivitet prokurorial”, ka shkruar tutje, Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat