Tërheqja e Listës Serbe merr jehonë në median ndërkombëtare: ‘Sherri’ i targave nxit protesta në veri!

Aktuale

Tërheqja e Listës Serbe merr jehonë në median ndërkombëtare: ‘Sherri’ i targave nxit protesta në veri!

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:29
Oficerët e policisë heqin uniformat e tyre pas vendimit të serbëve vendas për t

Lista Serbe sot mori vendim për tërheqjen nga instuticionet e Republikës së Kosovës.

Ky vendimi, nxiti reagime të mëdha, duke shtuar mundësinë e një konflikti në veri.

Lista Serbe këtë vendim e mori në koordinim me Beogradin, ku vetëm mbrëmjen e kaluar Vuçiq kishe biseduar disa orë me serbët në Kosovë.

Kjo ngjarje, mori edhe vëmendjen e medias ndërkombëtare “Reuters”, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë i “Reuters”

Serbët në veri të Kosovës thanë të shtunën se po largoheshin nga postet e tyre në institucionet shtetërore, përfshirë qeverinë, policinë dhe gjykatat për të protestuar ndaj urdhrit të Prishtinës që ata të fillonin të përdorin targat e automjeteve të Kosovës.

Sherri i gjatë i targave ka ndezur tensionet midis Serbisë dhe ish-krahinës së saj të Kosovës, e cila fitoi pavarësinë në vitin 2008 dhe është shtëpia e një pakice të vogël etnike serbe.

Pas një takimi të përfaqësuesve politikë serbë në veri të Kosovës, ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq tha se po jep dorëheqje nga posti i tij në Qeverinë e Prishtinës.

Ai u tha gazetarëve se përfaqësuesit e tjerë të pakicës serbe prej 50,000 banorësh në veri kishin dhënë gjithashtu dorëheqje nga pozitat e tyre në administratën komunale, gjykata, polici dhe parlamentin dhe qeverinë në Prishtinë.

Rakiq tha se ata nuk do të konsideronin kthimin në punët e tyre nëse Prishtina nuk shfuqizon urdhrin që ata të ndërrojnë targat e veturave të vjetra, të cilat datojnë në vitet 1990 kur Kosova ishte pjesë e Serbisë, në targat shtetërore të Kosovës.

Ai tha se ata kishin kërkuar gjithashtu formimin e një bashkimi të komunave serbe duke i dhënë rajoneve me shumicë serbe autonomi më të madhe.

Blerim Vela, shefi i shtabit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Beogradin se kërkon të destabilizojë Kosovën duke mbështetur serbët në veri.

“Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës”, shkroi Vela në Tëitter.

Qeveria e Kosovës ka thënë se do të fillojë të shqiptojë gjoba këtë muaj për shoferët serbë që përdorin targa të vjetra të para-pavarësisë, dhe do të konfiskojë automjetet të cilave nuk u është ndryshuar numri i regjistrimit deri më 21 prill 2023.

Rreth 40,000 serbë të tjerë etnikë, të cilët jetojnë në pjesë të Kosovës që janë me shumicë shqiptare etnike, përdorin targa të lëshuara nga Prishtina.

Mbështetësit kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të shtyjë zbatimin e vendimit të targave të veturave edhe për 10 muaj të tjerë, por ai ka refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat