Limaj i fton serbët ta ruajnë qetësinë, "i ashpër" ndaj Kryeministrit: Kjo është kërkesa për të

Aktuale

Limaj i fton serbët ta ruajnë qetësinë, "i ashpër" ndaj Kryeministrit: Kjo është kërkesa për të

Nga: N.E. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 19:23
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me vëmendje është duke i përcjellë zhvillimet në veri të vendit.

Limaj përmes një shkrimi në Facebook, i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të përmbahen dhe ta ruajnë qetësinë.

Ndërsa, Kryeministrit i ka kërkuar të heqë dorë nga eksperimentet me të tashmen dhe të ardhmen e shtetit.

“Duhet të heqë dorë nga politikat populiste e konfliktuoze dhe t’i kthehet bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që të gjitha çështjet mes Kosovës dhe Serbisë të përmbyllen me marrëveshje gjithpërfshirëse, për të cilën janë duke u angazhuar si kurrë më parë SHBA-të, BE-ja, Gjermania dhe Franca’’, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Me vëmendje jam duke i përcjellë zhvillimet e sotme në Veri të vendit. Shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen, të ruajnë qetësinë dhe t’i kthehen detyrave të përditshme.

Ndërsa, Kryeministri duhet të heqë dorë nga eksperimentet me të tashmen dhe ardhmen e shtetit të Kosovës! Duhet të heqë dorë nga politikat populiste e konfliktuoze dhe t’i kthehet bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që të gjitha çështjet mes Kosovës dhe Serbisë të përmbyllen me marrëveshje gjithpërfshirëse, për të cilën janë duke u angazhuar si kurrë më parë SHBA-të, BE-ja, Gjermania dhe Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat