​Tajani: Tensionet në rritje në mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese

Aktuale

​Tajani: Tensionet në rritje në mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 22:30
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani

"​Tajani: Tensionet në rritje në mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese".

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani pas tërheqjes së përfaqësuesve të serbëve të Kosovës nga institucionet e Republikës së Kosovë dhe heqjes së uniformave nga disa eprorë të Policisë së Kosovës, ka thënë se tensionet në rritje në mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese.

Ai ka shkruar në Twitter se i ka kërkuar ambasadorëve të Italisë në Beograd dhe Prishtinë që të bëjnë thirrje për moderim dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë.

“Italia është e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat