Jep dorëheqje edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në komunën e Mitrovicës Veriore

Aktuale

Jep dorëheqje edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në komunën e Mitrovicës Veriore

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 12:14
Liljana Stefanoviq

Ka dhënë dorëheqje edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në komunën e Mitrovicës Veriore, Liljana Stefanoviq.

Bashkë me të, punonjësit serb në gjykatat që veprojnë në veri të Mitrovicës sot janë duke dorëzuar detyrën si shenjë revolte siç thonë ata për mos zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe presionit që po i bëhet për konvertim të targave në RKS.

Këto largime vijnë pas atyre të policëve, deputetëve, kryetarëve të komunave e asamblistëve komunal nga komuniteti serb.

Përfaqësuesit e Listës Serbe në protestën e mbajtur dje në Mitrovicë duke pretenduar se janë të shtypur nga institucionet e Kosovës kanë thënë se nuk duan të jenë qytetarë të dorës së dytë dhe janë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat