Haxhiu në pajtim me Kryeministrin: Të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë

Aktuale

Haxhiu në pajtim me Kryeministrin: Të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë

Nga: N.E. Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 17:25
Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vendosur të citojë fjalët e Kryeministrit Kurti pas konferencës për media.

Përmes një fotografie publikuar në profilin e saj zyrtar Facebook, Haxhiu ka shkruar “vigjilent gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, duke cituar fjalët e Kryeministrit Albin Kurti.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka mbajtur në ditën e sotme një konferencë për media, pas zhvillimeve në veri.

Ai  tha se është “non-stop” në komunikim me ndërkombëtarët. Shefi i Qeverisë tha se janë të vendosur që ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë “të mos e komprometojmë”.

Me pak fjalë, Kurti e përshkroi sjelljen e Qeverisë së udhëhequr nga ai.

“Me pak fjalë, sjellja jonë është kështu: Vigjilentë gjithmonë, të brengosur shpeshherë, të frikësuar asnjëherë”, tha kryeministri.

Kurti tha se nuk ndodh që Kosova “të prishet” me Amerikën.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat