“Maroj i shkreti”/ Haradinaj largohet nga takimi me Kurtin, reagon Rron Gjinovci: Amerika nuk e bën kryeministër

Aktuale

“Maroj i shkreti”/ Haradinaj largohet nga takimi me Kurtin, reagon Rron Gjinovci: Amerika nuk e bën kryeministër

Nga: N. Sh. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 09:52
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Rron Gjinovci ka reaguar pas deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili e bëri pasi doli nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj pas largimit nga takimi me Kurtin, ka thënë se, ai mbante ligjerata dhe nuk sqronte pse ka prishur punët e Amerikën.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Pas kësaj, Rron Gjinovci, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që t’i tregoj dikush Haradinajt se Amerika nuk e bën kryeministër.

“Kallxoni dikush Ramushit që nuk e bon Amerika kryeministër se maroj i shkreti”, shkruan Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat