Lëvizja për Bashkim: E domosdoshme që Kosova Lindore të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Lëvizja për Bashkim: E domosdoshme që Kosova Lindore të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 17:59
Valon Murati

Lëvizja për Bashkim (LB) vlerëson se që në fillet e tij, dialogu Kosovë-Serbi ka qenë i vendosur mbi premisa të gabuara.

Ky subjekt politik thotë se “është biseduar e po bisedohet vetëm për serbët e Kosovës, përkatësisht veriun e Kosovës e po lihen anash padrejtësisht shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë)”.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të gjejë zgjidhje afatgjatë dhe demokratike nëse Kosova Lindore nuk bëhet pjesë e këtij dialogu”.

Sipas LB është kështu për shumë arsye.

“E para, është vullnet i popullatës shumicë, i shprehur me të gjitha format legale demokratike; dhe se është pjesë natyrore e trungut të Republikës së Kosovës, me vazhdimësi territoriale dhe me shumicë shqiptare; E dyta, është detyrë e secilës palë të përfshirë në dialog që të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje sa më të drejtë, një marrëveshjeje që sjell paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë për të gjitha këto palë; E treta, përfshirja e Kosovës Lindore në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi demokratik për të gjitha palët në dialog, i cili çon në zgjidhje me paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë; E katërta, e balancon dialogun”, thuhet në komunikatën e LB.

Dhe, në fund, LB thotë se “Kosova Lindore duhet të përfshihet në dialog sa më shpejt, në mënyrë që banorët e kësaj pjese të shohin një shpresë perspektive për jetën e tyre, ta ngjallin shpresën se do të shpëtojnë nga diskriminimi shekullor që përjetuan nga shteti serb”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat