Java e regjistrimit të popullsisë: Ballkani Perëndimor po e humb popullatën e re, shkak migrimi

Aktuale

Java e regjistrimit të popullsisë: Ballkani Perëndimor po e humb popullatën e re, shkak migrimi

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 11:18
Foto nga takimi

Drejtori i Entit të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, Apostol Simovski tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po humbin popullatën e re, për shkak të migrimeve. Sipas tij, nevojitet një fotografi e qartë që të merren masat e nevojshme.

"Qëllimi kryesor dhe është thelbësore që të tregojmë një fotografi të qartë. Sfida jonë është që të jemi gjithmonë profesionalist dhe është për të mirën e vendit. Kjo duhet të jetë mjaft e qartë. 20 vjet vendi ka qenë pa të dhëna për popullsinë. Migrimi ka qenë një prej problemeve kryesore, për shkak qe ka influencë të dyfishtë. Ne po humbin njerëzit, popullsinë. Ne po e humbim popullatën dytësore, lindjet. Ky është problemi më i madh brenda regjionit të Ballkanit Perëndimor", ka thënë ai.

Në ditën e dytë të Javës së Regjistrimit të Popullsisë, ai ka ndarë përvojat e Maqedonisë së Veriut në regjistrimin e popullsisë, ku tha se kanë pasur shumë probleme për shkak të pandemisë.

Zëvendëskryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Ilir Berisha ka përmendur parimet mbi të cilat duhet të organizohet procesi i regjistrimit të popullsisë.

"Sistemi statistikor do të ofrojë të dhënat institucioneve, shoqërisë civile, akademike e qytetarëve te dhëna cilësore. Të dhënat statistikore duhet të plotësojnë kriteret me qëllim të statistikave zyrtare. Ato duhet të verifikohen në mënyrë periodike. Parimi i dytë, është i paanshmërisë dhe gjithë shfrytëzuesit duhet të trajtohen njëjtë", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat