Abdixhiku në SHBA do të takohet me senatorë e kongresmenë

Aktuale

Abdixhiku në SHBA do të takohet me senatorë e kongresmenë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 18:11
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të diel do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku atje do të zhvillojë vizitë zyrtare.

Kështu deklaroi për median zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Halimi tha se Abdixhiku, gjatë vizitës njëjavore, do të ketë takime me senatorë e kongresmenë.

“Mund t’ju konfirmoj se kryetari Abdixhiku udhëton këtë të diel për në SHBA, për një vizitë njëjavore, me ç’rast ai do të zhvillojë takime të shumta me zyrtarë institucionalë të shtetit amerikan, senatorë, kongresmenë e shumë personalitete të tjera”, tha Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat