Tahiri: Asociacioni nuk ka lindur në Bruksel, por në Vjenë

Aktuale

Tahiri: Asociacioni nuk ka lindur në Bruksel, por në Vjenë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 23:05
Edita Tahiri

Derisa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Tahiri tha se Asociacioni nuk ka lindur në Bruksel, as në 2013-n as në 2015-n, por sipas saj, Asociacioni ka lindur në Vjenë dhe është në Planin e Ahtisarit.

“Ligji për Pushtetin Lokal thotë se në Kosovë mund të ketë më shumë se një Asociacion të komunave. Ajo që ne kemi arritur së paku kemi nxjerrë Asociacion pa kompetenca ekzekutive, mirëpo tani unë më nuk dëshiroj të diskutojë për këtë, kjo është punë e Kurtit, sepse Kurti duke kundërshtuar Asociacionin erdhi në pushtet, tash është punë e tij. Jo nëpër rrugë e nëpër media, por aty ne Pallatin Élysée”, tha ajo.

Ish kryenegociatorja Tahiri e ka quajtur refren të përsëritur deklaratën e presidentes Osmani që pas takimit tregoi se çka folën në Pallatin Élysée ,në takim që u pritën nga presidenti i Francës bashkë me kryeministrin Kurti.

“Për mendimin tim është dashur që presidentja të shfrytëzojë prezencën tek Pallati Élysée  të përmend që plani franko -gjerman për marrëdhëniet Kosovë- Serbi duhet të bazohet esencialisht në Traktain e Élysée-s”.

E ajo çka ka thënë presidentja, sipas Tahirit,  është një refren i njohur tash e sa kohë. “Këta qeveritarë janë të rinj”, tha ajo.

“Kur je në procese të rënda, vëzhgohesh në çdo detaj. Nuk ka nevojë t’i tregohet Macronit apo të tjerëve, sepse ata e kanë tërë kohën mendjen në Serbi e në Kosovë dhe në procese sepse janë bashkë me SHBA dhe Gjermaninë edhe Franca në ndërmjetësim. Pra, ata monitorojnë gjendjen, e ti si palë mund të flasësh të lobosh, por duhet të kesh respekt e konsideratë që pala ndërmjetësuese i ka vëzhgimet e veta për këto procese”, tha ajo.

Tahiri: Serbia do të provojë t’i shtojë tensionet në veri

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri tha se situata është e kompilikuar në veçanti në pjesën veriore të vendit. Prandaj tha ajo janë dy çështje kryesore që duhet zgjidhur. E para sipas saj, si prioritet është zgjidhja e tensioneve në veri në mënyrë që të mos krijohen shkaqe për ndonjë eskalim të situatës e pastaj të vazhdohet me marrëveshjen finale.

“Serbia do të provojë gjithsesi t’i shtojë tensionet në veri, po e luan lojën për ta quar drejtë protektorarit veriun. Vuçiqi urdhëroi të gjithë serbët të dalin nga institucionet e Kosovës në veri. Ky është pra prioriteti, kështu po e thonë edhe aleatët amerikan. E para të zgjidhet çështja e tensioneve pastaj të vazhdohet me marrëveshjen finale”, tha Tahiri.

Ish kryenegociatorja tha se një marrëveshje pa njohje reciproke nuk është marrëveshje e mirë e këtë siç tha ajo, Kosova duhet ta kundërshtojë e ta refuzojë.

Tahiri, është shprehur e bindur se nuk do të ketë takim trepalësh.

“Jo pse unë e parashikoj, por ashtu u pa nga qëndrimet amerikane. Ata si kurrë më parë janë të qartë, po kërkojnë nga Qeveria të koordinohet, së pari marrëveshjen për targa ta qojnë tutje në koordinim me SHBA e pastaj për fat të keq dhe pa nevojë doli edhe një kërkesë e që është asociacioni”, tha tutje, Tahiri.

Tutje se çka do të ndodhë sipas Tahirit varet nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga djallëzitë siç tha ajo të presidentit serb.

“Sepse ai nuk ndalet me djallëzitë e veta, prandaj Qeveria duhet të jetë tepër e fokusuar, e koordinuar e të mos ketë një vetëbesim për aftësinë negociatore, sepse ndër fushat më të ndërlikuara janë negociatat. Qeveria nuk ka përvojë, prandaj ra edhe në grackë siç po e shohim”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat