Anëtari i VV-së i frustuar: Të vish nga Shqipëria në Kosovë nuk mund të bëhesh aktivist partiak, ja pse

Aktuale

Anëtari i VV-së i frustuar: Të vish nga Shqipëria në Kosovë nuk mund të bëhesh aktivist partiak, ja pse

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 17:52
Arbër Zaimi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Arbër Zaimi, ka thënë se sipas disa njerëzve gjithmonë armiku i Kosovës vjen nga Shqipëria.

Sipas Zaimit, edhe kur strukturat kriminale të Serbisë janë në kulmin e aktivitetit të tyre, duke sulmuar qytetarë të Kosovës, e duke ua djegur veturat e shtëpitë, prapë për disa njerëz armiku i Kosovës vjen nga Shqipëria.

Simbas disa njerëzve gjithmonë armiku i Kosovës vjen nga Shqipëria.

Edhe kur strukturat kriminale të Serbisë janë në kulmin e aktivitetit të tyre, duke sulmuar qytetarë të Kosovës e duke ua djegur veturat a shtëpitë, prapë për disa njerëz armiku i Kosovës vjen nga Shqipëria”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka shtuar një detaj që nga Kosova në Shqipëri mund të bëhesh edhe ministrër, por nga Shqipëria në Kosovë nuk mund të bëhesh as aktivist partiak.

“Nga Kosova në Shqipëri mund të shkosh e të bëhesh edhe ministër, po nga Shqipëria në Kosovë nuk mund të vish të jesh as aktivist partiak, sepse preken shumë këta njerëz”, ka përfunduar Zaimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat