Islami e quan Dardan Molliqajn kali: Dil sqarohu, so koha e poenave, u kënaqën tu të citu në Beograd

Aktuale

Islami e quan Dardan Molliqajn kali: Dil sqarohu, so koha e poenave, u kënaqën tu të citu në Beograd

Nga: N.E. Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:20
Dardan Molliqaj

Analisti Dardan Islami, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të partisë Socialdemokratike, Dardan Molliqaj.

Islami e ka quajtur Molliqajn kali, duke thënë se nuk është koha e poenave as kohë e inateve.

Sipas tij, nuk pritet diçka më tepër si puna e tij, gjersa i tregon që Beogradi është duke e cituar dhe e këshillon të mos lexojë libra, por të dëgjon muzikë.

Postimi i plotë:

Dardan Moliqaj, po a po ki pune bre?

Dil sqarohu more Kali se ja theve Serbis, a e din qe nuk eshte kohe e poenave as kohe e inateve, eshte situate me rreziqe serioze per te eskalu ne konflikt te armatosun!

Prej nje qaramani me zolla si puna jote nuk eshte se kom prit naj send ma meqem, u knaqen tu te citu ne Beograd! Mos lexo ma libra, ngo muzike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat