"Këtë na e kishte kërkuar dikur Biden, ja “dënimi” që mund të na e japë Amerika"

Aktuale

"Këtë na e kishte kërkuar dikur Biden, ja “dënimi” që mund të na e japë Amerika"

Nga: H.O. Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 20:36
Presidenti amerikan, Joe Biden

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci përmes një postimi në Facebook thotë se dënimin më të madh që mund të na bëj Amerika është të na thotë se bëni si doni vetë.

Ai thotë se derisa Kosova ka zgjedhur të bëj si të dojë vetë, që nga kundërshtimi i demarkacionit e deri m tani, jemi si vendi më i izoluar në botë.

Postimi i plotë:

Dënimin më të madh që mundet me na bë SHBA-ja është me na thënë bëni si të doni vet, dhe unë po tërhiqem!

Shikojeni se ҫfarë i kemi bërë vetes që nga kundërshtimi i demarkacionit me Malin e Zi deri me tani. Në vend se të ecim përpara, ne e zgjodhëm të bëjmë si të dojmë vetëm ne, dhe ja ku jemi, si vendi më i izoluar në Evropë. Mos të harrojmë se vet Presidenti Biden asokohe si nën-President i SHBA-ve personalisht është angazhuar që të mbledhim mend, por ne me një krenari të injorantit vazhduam me tonën.

Plus ky argumenti se është kundërshtuar Rambujeja dhe plani i Ahtisarit që e solli pavarësinë e Kosovës, pasi është kerkuar më e mira, më së paku që mund të thuhet është infantil. Cilat kanë qenë alterativat e kundërshtimit si të Rambujesë dhe Ahtisarit? Padyshim se ato do ishin mos- intervenimi i NATO-së dhe mospavarësimi i Kosovës.

Dëshira për të kërkuar më të miren e dëshiruar por të pamundshme, që nënkupton mos- kompromisin, në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet armiku më i madh i më të mirës së mundshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat