Një delegacion nga Kongresi i SHBA-ve viziton Kosovën

Aktuale

Një delegacion nga Kongresi i SHBA-ve viziton Kosovën

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Një delegacion nga Kongresi i SHBA-ve, po viziton Kosovën.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot pret në takim delegacionin e Komisionit të Partneritetit për Demokraci (House Democracy Partnership-HDP) të Kongresit të SHBA-ve.

Ndryshe edhe në faqen e Partneritetin për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë shkruar për vizitën në Kosovë.

Partneriteti për Demokraci në Dhomën e Përfaqësuesve, po punon ngushtë këtë javë me parlamentin e Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me kërkimin dhe arkivimin – elemente kritike për llogaridhënien dhe profesionalizmin e legjislaturës”, shkruan në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat