Kryetari i LDK-së vazhdon takimet në SHBA, ja çka bisedoi me senatorin Murphy

Aktuale

Kryetari i LDK-së vazhdon takimet në SHBA, ja çka bisedoi me senatorin Murphy

Nga: N.E. Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 19:43
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ne takim me senatorin Christopher Murphy

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar edhe sot me takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka treguar se sot ka zhvilluar takime në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ku është pritur nga senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politk.

Kryetari i LDK-së, ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajo.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon. Edhe në Senat shtrova kërkesën tonë për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.

Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspirstave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme. Po ashtu, në takim u theksua nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat