​Ish-rektori i shkarkuar: Ende pa e marrë vendimin, e hapën konkursin

Aktuale

​Ish-rektori i shkarkuar: Ende pa e marrë vendimin, e hapën konkursin

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 23:28
Naser Sahiti

Ish rektori i UP-së i shkarkuar para një muaji, Naser Sahiti ka hedhur dyshime ndaj mënyrë se si u shkarkua ai nga pozita e rektorit. Sahiti në Prime Time tha se ende pa u marrë vendimi nga ana e tij, është hapur konkursi për këtë pozitë, shkruan Gazeta10.

“Mandati është i ndërprerë pa ndonjë bazë e ndonjë arsye. Ata që e kanë marrë këtë veprim e kanë parë të shkojnë në këtë formë.

Madje, në këtë proces nuk i kanë përfillur as procedurat elementare, me një nguti që është vështirë të arsyetohet, e kanë marrë këtë vendim. Kanë shku me hapje të konkursit, ende pa e marrë unë vendimin”, tha Sahiti teksa ka thënë se ka nisur procedurat e ankesës në Ministrinë e Arsimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat