Mes përplasjeve dhe akuzave mbyllet seanca në Kuvend

Aktuale

Mes përplasjeve dhe akuzave mbyllet seanca në Kuvend

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 06:35 Përditësuar në ora: 13:55 më 18.11.2022
Kuvendi i Kosovës

Haxhiu: Pozita e ministrit të Shëndetësisë, peng i grupeve të interesit në VV e “Guxo”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar ashpër Qeverinë për mosemërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

Haxhiu tha në Kuvend se Kurti s’po merr vendim për emërimin e ministrit të ri sepse sipas tij ka mbetur peng i grupeve të interesit në VV dhe Listën Guxo.

Ai tha gjithashtu se Komiteti për Shëndetësi është themeluar për ta përzënë ish-ministrin Latifi në SHBA.

“Albin Kurti s’merr vendim me emëru një ministër të Shëndetësisë, sepse ka mbetur peng e grupeve të interesit mes Vetëvendosjes dhe Listës Guxo. Komiteti për Shëndetësi u themelua për ta përzënë Rifat Latifin në Amerikë, dhe kjo dëshmohet sepse pas dorëheqjes së tij, më nuk u mbajt asnjë mbledhje nga Komiteti”, tha ai.

​Kuvendi miraton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Projektligji mori 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën plenare të Kuvendit, në rend dite janë edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Kuvendi shqyrton propozim-rezolutën për gjendjen në shëndetësi

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat plenare, të mbajtura më 7 dhe 24 tetor 2022.

Në rend dite janë: Votimi në parim i Projektligjit  për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,

shqyrtimi i propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,

shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat