Darka “magjike” e Memlit/ Veprimtari nga Amerika zbulon planin e opozitës - ja qëllimi i vizitës në SHBA!

Aktuale

Darka “magjike” e Memlit/ Veprimtari nga Amerika zbulon planin e opozitës - ja qëllimi i vizitës në SHBA!

Nga: M.H. Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 08:52
Memli Krasniqi dhe Gabriel Escobar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka dhënë detaje shtesë për takimet në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Edicionin Special, Memli Krasniqi foli për takimin që pati me të dërguarin special Gabriel Escobar, ku tha se:

Ne diskutuam edhe në këtë takim, për nevojën që të ketë një dinamizim të procesit të dialogut”.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.

Ai u shpreh se opozita erdhi ndaras në SHBA për një mision të porositur për servilizëm e përçarje, përcjell “Bota sot”.

Erdhën ndaras, hynë te xharrai Eskobar për atë ritualin e famshëm të 'synetisë', (me shnet u koft), dhe bënë gara me njëri-tjetrin se kush do të bëjë më shumë takime, bënë gara edhe me pozitën legjitime”, shtoi tutje Bekteshi.

Ndër të tjera, veprimtari thotë se dilema e radhës është nëse LDK do të ruaj traditën me PDK-në kur është në pyetje marrja e pushtetit?

Postimi i plotë

Mirëdita mashtrim!

(Darka 'magjike' e Memlit)

Opozita erdhi në DC ndaras, me stilin 'veni, vidi, vici', por në fakt është një mision i porositur për servilizëm e përçarje. Se a do të realizohet kjo, mbetet të shihet. U shtruan darka pompoze (Memlit) pa treguar se kush, u vetëlavdëruan e u vetëkënaqën, se sa lartë e kanë çuar miqësinë me Amerikën, i bënë PR vetëvetes, u krekosën, se sa shumë miqë kanë në Amelikë, kongresistë e senatorë.

Por, politikanët tanë të 'famshëm' harruan, se tradita e miqësisë shqiptaro-amerikane daton nga koha e Nolit dhe Konicës duke e arritur kulminacionin në vitet e 90-ta, kur shqiptaro-amerikanët të organizuar në disa organizata, si ajo e famshmja AACL, NAAC, Degët e LDK-së për Amerikë e Kanada, Vatra etj. të bashkuar si një trup në perkrahje të Kosovës dhe liderit të saj historik, Ibrahim Rugova, e bënë historinë.

Kjo sortë politikanësh harron, se janë shqiptaro-amerikanët ata që kujdesen, qoftë me votën e tyre, qoftë me fushatat financiare dhe me aktivitetet e tyre të shumta gjatë zgjedhjeve, thjeshtë me paratë e tyre që s'i kursyen kurrë për atdhe tanimë më dekada, ata u benë emër i respektuar në Ëashington DC ku lobimi është formë legale dhe dobipruese e demokracisë supreme, dhe shqiptarët e bënë me zell e krenari.

Asnjë fjalë të vetme për mërgatën, për organizatat e tyre të famshme, për shqiptaro-amerikanët, që na sollën deri te pavarësia, për lobimin individual dhe kolektiv, dhe akronimet emblematike të këtyre organizatave, për Brigadën e Atlantiku, por, të gjitha meritat ia atribuan vetëm vetëvetes. Vallë, çfarë interesi na paska Senatori/Kongresisti që të përkrah Memlin/Lumirin që se përqësojnë popullin, aferim për këtë vetëmashtrim!

Erdhën ndaras, hynë te xharrai Eskobar për atë ritualin e famshëm të 'synetisë', (me shnet u koft), dhe bënë gara me njëri-tjetrin se kush do të bëjë më shumë takime, bënë gara edhe me pozitën legjitime, sepse kësaj radhe ata morën shkopin në vend karotës, atë karotë, që tani Memli e Lumiri e mbajnë fort e s'e lëshojnë dot nga goja. Asnjë ankesë e vetme kundër Serbisë s'iu permend Eskobarit, por vetëm ultimatumi i tij për Kosovën, derisa bisedimet, keshillimet për ta mbesin në errësirë...

Dilemat: A do ta ruaj LDK traditën me PDK-në kur është në pyetje marrja e pushtetit, a do të garojnë sëbashu për të ushtruar sundimin e tyre poshtërues, nëse u ofrohet Grusht Shteti, për të "lehtësuar" dialogun, dhe për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin.

A i zgjodhën partitë respektive, PDK/LDK këta dy liderë për ndryshime të mëdha, apo janë aty aksidentalisht, dhe pa asnjë të kaluar kontribuese për vendin apo për partitë e veta. A e kanë mësuar këta dy liderë leksionin e dështimeve nga paraardhësit e tyre, apo deshirojnë të vazhdojnë traditën, këtë shpejtë do ta marrim vesh.

Tanimë, që u kenaqët me fotografi e me shifra takimesh, me kongresistë e senatorë, dhe nesër do ikni, dhe çdo të ndodh me miqtë tuaj, a i porositët te sponsorojnë ndonjë amandament për Kosovën, ndonjë rezolutë, ndonjë deshmi/hearing për Gjenocidin. Nesër ju do të ikni 8000 km larg, dhe miqtë tuaj janë si ato automobilat Mustang, ata s'ecin pa "benzinë", e ju si e zgjodhet këtë punë?

Dhe më në fund, do të doja fort që faktori shqiptar të bashkohet, kam shumë deshirë që diaspora jonë në BE dhe SHBA, si asete kombëtare, të luajne rolin që u takon për fatin e Kosovës në keto çaste kritike, dhe poashtu kam edhe një porosi për shqipfolësit Abazoviq-Rama-Ahmeti, të pushojnë së përkrahuri hasmin e Kosovës. Do të dëshiroja që këto përsiatje mos të jenë vetëm mendime dëshiruese, por një këthesë e madhe drejtë unifikimit të faktorit shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat