​Haxhiu: Pozita e ministrit të shëndetësisë, peng i grupeve të interesit brenda partisë në pushtet

Aktuale

​Haxhiu: Pozita e ministrit të shëndetësisë, peng i grupeve të interesit brenda partisë në pushtet

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:04
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar ashpër Qeverinë për mosemërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

Haxhiu tha në Kuvend se Kurti s’po merr vendim për emërimin e ministrit të ri sepse sipas tij ka mbetur peng i grupeve të interesit në VV dhe Listën Guxo.

Ai tha gjithashtu se Komiteti për Shëndetësi është themeluar për ta përzënë ish-ministrin Latifi në SHBA.

“Albin Kurti s’merr vendim me emëru një ministër të Shëndetësisë, sepse ka mbetur peng e grupeve të interesit mes Vetëvendosjes dhe Listës Guxo. Komiteti për Shëndetësi u themelua për ta përzënë Rifat Latifin në Amerikë, dhe kjo dëshmohet sepse pas dorëheqjes së tij, më nuk u mbajt asnjë mbledhje nga Komiteti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat