Situata e sigurisë në Kosovë, Kurti merr telefonatë nga Departamenti i Shtetit amerikan

Aktuale

Situata e sigurisë në Kosovë, Kurti merr telefonatë nga Departamenti i Shtetit amerikan

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 21:43
Albin Kurti, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin Special amerikan të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Këtë njoftim Kurti e ka bërë në Twitter, ku ka shtuar se ata kanë biseduar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë.

Tutje, Kurti ka thënë se kjo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

Po ashtu, siç njofton i pari i qeverisë, ata kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat