Smith s’është i pari, edhe Kryeprokurori i parë i Gjykatës Speciale kishte dhënë dorëheqje në vitin 2018

Aktuale

Smith s’është i pari, edhe Kryeprokurori i parë i Gjykatës Speciale kishte dhënë dorëheqje në vitin 2018

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:22
David Schwendiman

Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale. Dorëheqje kishte dhënë edhe Kryeprokurori i parë i Gjykatës Speciale, David Schwendiman, në vitin 2018.

Smith, të cilit në muajin maj iu vazhdua mandati edhe për katër vjet si Kryeprokuror i Speciales, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë të cilën e ka ushtruar nga maji i vitit 2018, meqë tash do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera.

Tash, Smith është emëruar këshilltar special për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë, Smith u zotua të kryejë hetimet “në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë”.

“Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do t’i çoj hetimet përpara me shpejtësi dhe tërësisht në çfarëdo rezultati që diktojnë faktet dhe ligji”, tha Smith.

Nga kjo pozitë ishte larguar edhe paraardhësi i Smith, Kryeprokurori i parë i Gjykatës Speciale, David Schwendiman. Ai e kishte kishte lidhur largimin, duke e arsyetuar me faktin se ligjet amerikane nuk ia mundësojnë që të vazhdojë e ta mbajë këtë pozitë.

Schwendiman ishte dorëhequr dy vjet pas emërimit.

“Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionist i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë mund të dëshiroj të qëndroj,”, kishte thënë atëherë Sshwendiman.

Shvendiman ishte më parë prokuror federal i SHBA-së dhe zëvendëskryeprokuror dhe shef i Departamentit Special për Krime Lufte në Bosnjë-Hercegovinë. Përpara se t’i bashkohej TFSH-së, ai kishte punuar në Kabul, Afganistan, si ndihmësinspektor i përgjithshëm special/Drejtor i Planifikimit Paraprak nën Inspektorin e Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit dhe, para kësaj, si atashe i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së në ambasadën amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat